Lajmi i fundit

MPB: Alarmi për bomba në Shkolla edhe sot rezultoi i rremë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se pas kontrolleve të bëra, është konstatuar se janë të rreme denoncimet e sotme për bomba në katër shkolla në territorin e Shkupit.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimet e sotme se katër shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh në adresën elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.