Lajmi i fundit

‘Dardanët’ më kërkesë përpara dy miqësoreve të Kosovës: Presim që të respektohen ndeshjet nga lojtarët

Tifo-grupi i Kosovës, ‘Dardanët’ kanë dalë me një njoftim zyrtar përpara dy miqësoreve të kombëtares sonë në muajin nëntor.
Më 16 nëntor Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’, kombëtaren e Armenisë, me fillim nga ora 18:00.

Kurse, më 19 nëntor luajnë sërish në Kosovë, ndaj Ishujve Faroe, në po të njëjtën orë.

Përpara këtyre dy përballjeve tifo-grupi, ‘Dardanët’ kanë dalë me një njoftim zyrtar.

Ata kanë kërkuar nga djelmoshat e Kosovës të paraqiten denjësisht, dhe jo sa për sy e faqe pasi janë ndeshje miqësore.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të ‘Dardanëve’.