Lajmi i fundit

311 rekrutë të rinj në FSK, Mehaj: Në ADN-në tuaj është UÇK-ja e Adem Jashari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u kërkoi rekrutëve të rinj që të mos harrojnë se në ADN-në e tyre është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ajo e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Mehaj, në ceremoninë e certifikimit të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pati fjalë të mëdha për ushtarët.

Ministri Mehaj tha se FSK-në e udhëheqin ushtarakisht e politikisht “dy Adema”.

“Nuk mund të ecim përpara nëse nuk nderojmë të kaluarën, historia jonë na ka bërë kjo që jemi sot dhe për atdhe derdhim gjak dhe lot, atdheu është pasuria jonë më e madhe për të jetojmë dhe për të vdesim”.

“Ushtarë të dashur gjatë shërbimit tuaj brenda dhe jashtë vendit ecni gjithmonë me kokën lartë sepse ushtria jonë nuk ka luftuar kurrë për të pushtuar territore të huaja por ka mbrojtur me shpirt territorin e vet. Dijeni se në AND-në tuaj keni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, keni ADN-në e komandantit legjendar, Adem Jashari”.

“Ushtria e Adem Jasharit nuk dorëzohet, nuk kthehet mbrapa dhe është e pathyeshme. Dy Adema na udhëheqin neve, Adem Jashari e Adem Demaci njëri në aspektin politik e tjetri në aspektin ushtarak”.

Sanije Ismaili, tha se ndihet e lumtur që do t’i shërbejë atdheut.

“Kam shumë emocione dhe më në fund e realizova ëndrrën time. Unë jam e gatshme të japë kontribut dhe t’i shërbej atdheut”.