Nënshkruhet heqja e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

0
42

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kazakistani tashmë mund të udhëtojnë pa viza në të dy shtetet.

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar gjatë vizitës së saj në SHBA.

 

Ministrja Xhaçka dhe ministri Mukhtar nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

 

Xhaçka u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

 

Në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here