“Më mirë ta dini nga unë”/ Ndahen pas 9 vitesh, Wanda Nara dhe Mauro Icardi

0
165


Nuk më dyshime për ndarjen e futbollistit Mauro Icardi dhe bashkëshortes së tij, Wanda Nara.

 

Ka qenë vetë wanda e cila ka konfirmuar lajmin përmes një reagimi në Instagram.

 

“Më duket shumë e dhimbshme ta jetoj këtë moment. Por falë ekspozimit tim, gjërave që tejkalojnë dhe spekulimet e mediave, unë mendoj se është më mirë që ju ta dini atë nga unë. Unë nuk kam asgjë tjetër për të thënë dhe nuk do të jap më shumë detaje në lidhje me këtë ndarje. Unë ju kërkoj ju lutem të kuptoni pozicionin tim, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi.”- shkruan blogerja.

 

Kjo përgjigje e Wandës ka ardhur pas pyetjeve të ndjekësve të saj për gjatësinë e marrëdhënies së saj me futbollistin.

 

Prej kohësh çifti I njohur diskutoheshin për probleme në çift dhe krisje mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here