Rektori i UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti zgjidhet kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut

0
40

Konferenca Ndëruniversitare e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 shtator 2022, zgjodhi Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetin kryetar të ri të këtij institucioni. Mandati i Akademik Bexhetit fillon më 1 tetor dhe zgjat 2 vjet.

Ndryshe, kjo konferencë paraqet organ përmes të cilit harmonizohen të gjitha çështjet nga sfera e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë ata që marrin pjesë në procesin e arsimit të lartë në Maqedoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here