ZPS kërkon dënim unik për Salih Mustafën prej 35 vite burgim

0
32

Prokurori i ZPS-së, Cezary Michalczuk ka thënë se Salih Mustafa duhet të dënohet me 35 vite duke marrë parasysh se krimet që ka kryer kanë qenë të rënda.

“Bazuar në të gjitha dëshmitë që prezantuam më herët, Prokuroria e ZPS-së kërkon nga trupi gjykues të vendos dënimet sipas pikave të aktakuzës: Pika e parë, “ndalimi arbritrar” me 10 vite burgim, pika e dytë “trajtim mizor” 20 vite burgim, pika e tretë “torturë” 25 vite burgim dhe pika e katërt “vrasje” 33 vite burgim. Rregulla 164 kërkon nga paneli të japë dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, varet nga paneli të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen nga pikat 1-4 apo me dënim më të lartë se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. Për këtë arsye, ZPS kërkon t’í jepet dënim prej 35 vitesh burgim”, tha prokurori Michalczuk, transmeton Telegrafi.

Michalczuk para propozimit të masës së burgimit tha se nuk ka asnjë dyshim se krimet e kryera në këtë rast jo vetëm që janë të rënda por janë edhe tejet brutale.

“Zonja gjykatëse duhet të mbani mend fjalët e përdorura nga viktimat kur kanë treguar për rrahjet e torturat që kanë pasur”, u shpreh prokurori Michalczuk.

Prokurori i ZPS-së, Cezary Michalczuk/ Foto: ZPS

Ai gjatë deklarimit të tij lëshoj edhe disa video-incizime të disa prej dëshmitarëve të cilët ishin edhe viktima.

“Rrahjet që ju shkaktuan ishin të paparashikueshme, kishte rast kur viktimat binin në tokë pa ndjenja. Mjetet që përdornin për ti torturuar viktimat ishin: qirinj për ti djegur, goditje me elektricitet, shkopinj druri dhe hekuri për ti rrahur keq”, tha Michalczuk.

Prokurori tha se Mustafa dhe vartësit e tij përdornin shprehjet: spiun, bashkëpunëtor, hajn, gënjeshtar për viktimat për shkak se donin ti etiketonin viktimat dhe ti ndanin ata nga familjet dhe rrethi shoqëror, transmeton Telegrafi.

“I akuzuari mori pjesë në këto krime, ishte komandant i BIA-s dhe përgjigjej për atë që ndodhte në Zllash dhe përveç asaj ai mori pjesë në krimet që kryheshin aty. I keqtrajtoi viktimat vet duke përdorur duart dhe armët, ai rrahu viktimën 3593 në prani të vartësve të tij…. në disa raste i akuzuari pa keqtrajtimin e viktimave dhe i nxiti vartësit të vazhdonin. Dënimi që ju duhet të vendosni për të duhet të jetë i rreptë”, u shpreh Michalczuk.

Prokurori i ZPS-së tha se i akuzuari kishte pozitë të rëndësishme në UÇK, ai ishte komandant por e keqpërdori pozitën e tij.

“Krimet e kryera ndaj viktimave kishin pasoja afatgjate si fizike edhe psikologjike…”, tha Michalczuk.

Ai ka dhënë se viktimat dhe dëshmitarët meritojnë që këto krime të dënohen. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here