Kida bëhet artistja e parë shqiptare që ka tre këngë me mbi 100 milionë klikime në YouTube

0
25

Kida është ndër artistet më të suksesshme shqiptare që ndër vite ka sjellur hite të shumta muzikore.

Edhe këtë vit këngëtarja e njohur ka vazhduar me intensitet të njëjtë duke vazhduar të jetë aktive me projekte të shumta dhe mbrëmje muzikore.

Një sukses të madh, Orhidea Latifi (emri i plotë) e ka arritur edhe së fundmi duke u bërë artistja e parë shqiptare që me tre këngë arrin mbi 100 milionë klikime në YouTube.

Foto: Kida/Instagram

Lajmin për thyerjen e këtij rekordi e ka bërë të ditur edhe këngëtarja e cila e ka shpërndarë në InstaStory.

Këtë sukses Kida e arriti me këngët “Dale” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, “PP” me Mozzik dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun.

Foto: Kida/Instagram

Kjo e bën Kidën të vetmen artiste në industrinë e muzikës shqiptare që arrin një sukses të tillë.

Ndërkaq, kujtojmë që kënga e fundit e Kidës është një bashkëpunim tjetër me Butrint Imerin “AM/PM”.

Këngëtarët sollën duetin e tyre të dytë së bashku në korrik të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 27 milionë klikime. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here