Udhëheqësi i Xhihadit Islamik thotë se do t’i hakmerren Izraelit

0
37

Udhëheqësi i grupit militant palestinez Xhihadi Islamik u zotua të premten të synojë Tel Avivin pasi një sulm izraelit vrau një nga komandantët e lartë të grupit në Rripin e Gazës.

“Armiku sionist filloi këtë agresion dhe duhet të presë që ne të luftojmë pa ndalur…Nuk do të ketë armëpushim pas këtij bombardimi”, tha Ziad al-Nakhala për kanalin televiziv libanez Al-Mayadeen nga Teherani, ku ai ka qenë për vizitë në ditëve të fundit.

“Nuk ka vija të kuqe në këtë betejë… Tel Avivi do të jetë gjithashtu një nga objektivat e raketave të rezistencës… ashtu si të gjitha qytetet sioniste”, tha ai, raporton france24.

Xhihadi Islamik njoftoi të premten se ishte në zi për “komandantin e madh xhihadist Tayseer al-Jabari ‘Abu Mahmud’, i cili u vra në një atentat sionist në qytetin e Gazës”.

Një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në sulmet, njoftoi ministria palestineze e shëndetësisë, ndërsa ushtria izraelite vlerësoi se 15 luftëtarë u vranë.

Ushtria izraelite tha se sulmet ishin pjesë e një operacioni “kundër objektivave të grupit Xhihadi Islamik Palestinez”.

Sulmet izraelite vijnë katër ditë pasi Izraeli mbylli dy pikat kufitare me Gazën dhe kufizoi lëvizjen e civilëve izraelitë që jetonin pranë kufirit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here