Mozzik i bën kërkesë publike Dua Lipës që ta vizitojë Prekazin

0
51

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja 26-vjeçare performoi në natën e parë të festivalit teksa ka vazhduar të ndjekë nga afër edhe natën e dytë për të parë performancën e yllit latin, J Balvin.

Gjatë qëndrimit të saj në vendlindje, reperi i njohur shqiptar, Mozzik i ka bërë një kërkesë publike artistes.

Foto: “Sunny Hill Festival”/Instagram

Përmes një postimi në InstaStory, Mozzik i kërkoi asaj që këto ditë që ndodhet në Kosovë ta vizitoj Prekazin.

“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar reperi në një imazhi nga Prekazi.

Foto: Mozzik/Instagram

Dua ndërkohë ka zhvilluar edhe disa aktivitete të tjera madje artistja u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndërsa, “Sunny Hill Festival” do të vazhdoj edhe për dy ditë të tjera deri të dielën e 7 gushtit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here