Rusët përdorin termocentralin bërthamor si mbulesë, lëshojnë raketa ndaj ukrainasve

0
47

Forcat ruse po përdorin termocentralin më të madh bërthamor në Evropë për “taktikat e tyre terroriste” të sulmit ndaj civilëve ukrainas.

Rusia kontrollon termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, por edhe zonën përreth afër territoreve të kontrolluara nga Ukraina. Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar kundër taktikave të përdorura nga pala ruse.

Termocentrali bërthamor ndodhet në juglindje të Ukrainës, pranë bregut lindor të lumit Dnieper, ai ende ka staf nga ukrainasit, por nën kontrollin e rusëve. Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë dhe ruan mbetjet radioaktive, raporton bbc.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi në raportin e rregullt ditor se Rusia po e përdor këtë zonë për sulme dhe se po përfiton nga “statusi i mbrojtur” i termocentralit bërthamor për të zvogëluar rrezikun e sulmeve nga forcat ukrainase gjatë natës.

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, tha më herët se termocentrali bërthamor është “plotësisht jashtë kontrollit”.

Një incident në një central bërthamor mund të ketë pasoja katastrofike. Kjo është arsyeja pse forcat ukrainase nuk u përgjigjen sulmeve.

“Forcat tona nuk hakmerren sepse zona 30 km rreth termocentralit është “e shenjtë”. Nuk doni të qëlloni atje. Por rusët janë terroristë, asgjë nuk është e shenjtë për ta”, tha një biznesmen vendas.

Ai shtoi se Nikopol ka qenë vazhdimisht nën sulme me raketa çdo natë që nga mesi i korrikut.

“Vetëm banorët e Nikopolit kanë frikë nga një fatkeqësi bërthamore. Është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Nëse ndodh një aksident, ai nuk do të jetë vetëm lokal, por do të ketë pasoja për të gjithë botën”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, një zyrtar rus i tha Reuters se forcat ukrainase po përdorin armë të marra nga Perëndimi për të sulmuar termocentralin.

Megjithatë, forcat ruse bombarduan termocentralin përpara se ta kapnin atë, dhe kjo rezultoi në kritika nga komuniteti ndërkombëtar. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here