Haradinaj në 27 vjetorin e operacionit “Oluja”, në Kroaci: Bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

0
37

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dut Haradinaj sot ka marr pjesë në 27 vjetorin e operacionit “Oluja” i Forcave të Armatosura Kroate, i cili kishte për qëllim kthimin e kontrollit të pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është një ndjenjë e vecantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Sllobodan Millosheviqit.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni ‘Oluja’. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me Haradinaj në fotografit e postuar shihet edhe ish komandati i UÇK-së, njëherit ish kryeministri, Agim Çeku.

Daut Haradinaj i AAK-së, në 27 vjetorin e operacionit “Oluja”, në Kroaci

Ndryshe, para 27 viteve ishte formuar operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë  trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.

Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here