Fatmir Limani dhe Adnan Azizi, frontmenët e Lëvizjes Besa

0
34

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në çdo tubim, takim dhe organizim partiak shihet sëbashku ne Fatmir Limanin dhe Adnan Azirin, duke anashkaluar një pjesë të madhe të udhëheqësisë dhe aktivistëve të subjektit që ai drejton.

Fatmir Limani dhe Adnan Aziri shihet qartë se janë të preferuarit e tij dhe frontmenët e rinj të Lëvizjes Besa, të cilët kanë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërmarrjen e vendimeve më të rëndësishme partiake.

Shumë figura të këtij subjekti politik kanë rënë në hijen e plotë të Fatmirit dhe Adnanit, në mesin e të cilëve edhe zëvendëskryetari i Besës, Arijanit Hoxha.

Kjo sjellje e Kasamit ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi brenda strukturës, siç është edhe rasti i fundit më i freskët i revoltës së shprehur ndaj përzgjedhjes së listës së kandidatëve për këshilltarë në Tetovë për zgjedhjet e 20 Gushtit nga aktivisti i pakënaqur i këtij subjekti Izo Ganiu, i cili akuzoi Kasamin se ka lejuar Adnan Aziri të përzgjedhë kandidatët pa asnjë konsultim të gjërë dhe të domosdoshëm me aktivistët e Besës në Tetovë.

Shkëndija konflikti dhe përçarje në strukturën e Lëvizjes Besa është më se e qartë se ekzistojnë edhe pse një gjë e atillë tentohet që të maskohet dhe të hiqet nga fokusi i opinionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here