ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

0
61

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e Shkupit, përcjell TV21. Nga ITSHKSH thonë se është dashur që bredhi të kthehet në gjendjen e mëparshme pasi u shkul nga moti i ligë, ndërsa sot i njëjti është prerë, sipas tyre kjo paraqet një akt barbarë pasi bredhi u mboll personalisht nga Nënë Tereza.

“Sot në vend se ta sanojnë gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, thonë nga ITSHKSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here