Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq ka edhe për ne.
Lexoni statusin e plotë:
Urime Ditëlindja SHBA
Sot po festojmë Ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit- ditëlindjen e AMERIKËS.
Kjo festë sa është e rëndësishme për popullin amerikan, po aq e rëndësishme është edhe për të gjithë ne, sepse pikërisht AMERIKËN e kemi vazhdimisht përkrah në rrugëtimin drejt vlerës më të rëndësishme të shoqërisë – Demokracisë.
Andaj në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë banorëve të Komunës së Çairit, uroj 4 Korrikun Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Me respekt,
Visar Ganiu
Kryetar i Komunës së Çairit