Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

0
11

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se gjatë takimit të tyre kanë biseduar për arritjet e Kosovës në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe integrimit evropian.

Bislimi ka falënderuar të dy vendet mike, Finlandën dhe Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai shpreson që të ketë ndihmë nga këto vende në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procesin e anëtarësimit në Aleancën VeriAtlantike(NATO).

“Folëm për të arriturat e Kosovës që rezultojnë nga marrëveshja e stabilizim asocimit, marrëdhëniet e Kosovës duhet të forcohen me Irlandën dhe Finlandën, kemi diskutuar edhe për rritjen e investimeve direkte nga këto dy vende në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e kjo duhet të pasojë me Kosovën.

Ai në këtë takim ka thënë se është biseduar edhe për sigurinë në Ballkan, si dhe gatishmërinë e Kosovës për ndihmë ndaj popullit ukrainas.

Zëvendëskryeministri Bislimi në një konferencë të përbashkët me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne

“Kemi shprehur gatishmërinë për 5000 refugjatë ukrainas”, ka thënë ai.

Bislimi, ndër të tjera, ka theksuar se ndihma e vazhdueshme nga këto dy vende është e mirëseardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here