Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

0
19

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë duke arritur 798 raste të reja brenda javës.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste pozitive nga 736 testime në total.

Aktualisht numri i rasteve aktive me këtë virus është 897.

Si shkak i kësaj rritje të dukshme, pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë kishte bërë apel ndaj qytetarëve të Kosovës për vaksinim kundër COVID-19.

“Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Statistikat e MSH-së përgjatë të shtunës së 2 korrikut

Ndër të tjera, MSH-ja së fundmi ka aprovuar edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Në raportin e fundit të MSH-së thuhet se 71 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë administruar 1.830.686 doza të vaksinës anitCOVID-19.

Një rritje rastesh ishte bërë më se e dukshme në Shqipëri ku gjatë ditës së shtunë, numri i rasteve kishte arritu deri në 671 brenda ditës.

671 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here