Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

0
22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë.

Kurti u shpreh se vëllezërit në Sopije të Therandës, kanë korrur rreth 15 hektarë grurë.

“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopije të Therandës këto ditët e fundit”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ai shtoi se vëllezërit Beqiraj, do t’i korrin edhe 50 hektarë gjatë ditëve të ardhshme.

Kryeministri, në këtë vizitë, ishte së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

“Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, përfundoi Kurti.

Kjo vizitë vije pasi ka filluar sezoni i të korrave në Kosovë.

Ndërkaq, Evropën e ka kapluar kriza nga mungesa e grurit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Postimi i Albin Kurtit në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here