“Super e emocionuar, krenare që bashkohem me Milanin”, Kosovare Asllani ndihet e lumtur me transferimin

0
20


Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani është shprehur edhe lumtur pas transferimit të saj te klubi italian i femrave, Milani.

Klubi i femrave i Milanit ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me futbollisten nga Kosova, Kosovare Asllani.

Asllani është transferuar te Rossonerët pasi ka mbyllur aventurën e saj te Real Madridi.

Transferimi te Milani e ka bërë të lumtur 32-vjeçaren nga Kosova, e cila e ka shprehur këtë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Krenare që bashkohem me Milanin në një marrëveshje 2-vjeçare”.

“Super e emocionuar për t’u transferuar në Itali, Milano dhe për ta quajtur AC Milan shtëpinë time të re”, ka shkruar Asllani.

Ndryshe, futbollistja nga Kosova në të kaluarën ka luajtur edhe me klubi si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here