MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

0
18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.84 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.75 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.78 centë për litër.

Krahasuar me të enjten e 30 qershorit, çmimi i naftës është liruar për 2 centë, ndërkohë benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë valide 24 orë.

Njoftim

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.

Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here