Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

0
16

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

E për këtë, Bedri Gashi, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në emisionin “Five” të RTV DUKAGJINI, ka thënë se kjo kërkesë është bërë pasi ka pasur shkeljekushtetuese dhe ligjore.

Sipas Gashit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë pjesë në grupet punuese në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehur gjitha rekomandimet, por siç thotë ai asnjë nga ato qëndrime dhe komente të KPK-së nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë futur në ligjin e ndryshuar të KPK-së.

“Kemi kërkuar një hartim dhe raport më të gjerë të zgjerimit të këtij ligji”, ka thënë Gashi.

Ndërsa për këtë, avokati, Ylli Zeka, ka thënë se mbetet në diskrecionin e Avokatit të Popullit të vlerësojë se sa është valide kjo kërkesë nga KPK.

“Në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias, jam shumë skeptik që Avokati i Popullit të dalë kundër këtij Komisioni të Venecias dhe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Zeka

Zeka: Ka interesa të individëve brenda KPK-së

Sipas Zekës, në dhjetë vitet e fundit, KPK ka dështuar që të ketë transparencë dhe efikasitet në proceset e fundit.

Sipas tij, KPK nuk mund të shkëputet nga interesat personale të anëtarëve të Këshillit.

Ylli Zeka, avokat, i ftuar në emisionin “FIVE”

E për këtë ka reaguar Gashi, duke thënë se këto janë perceptime të shoqërisë civile dhe mbeten të paqëndrueshme, sepse sipas tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar për të analizuar proceset që kanë të bëjnë me mandatin dhe vizionin e saj.

Ndërsa Zeka, ka replikuar duke thënë se raportet e shoqërisë civile janë në vijë të njëjtë të mendimit me raportet e organizatave ndërkombëtare.

Reforma në drejtësi, mosmarrëveshja në mes të Qeverisë dhe KPK-së

Zekaj për procesin e Vettingut, ka thënë se Kosova, është një nga vendet e rralla, që Komisioni i Venecias i ka japur dritë të gjelbër Ministrisë së Drejtësisë për të ndërprerë mandatin në KPK për shkak që kanë funksionuar si një korporatë.

Sipas tij, kjo mosmarrëveshje midis Qeverisë dhe KPK-së, vazhdon të dëshmojë intencën e institucioneve, që mos ti lëshojnë pozitat e tyre, siç thotë ai, të vazhdojnë një sistem ku nuk ka llogaridhënie dhe transparencë, dhe luftim të krimit të organizuar.

Procesi i vettingut

Zekaj, ka thënë se koordinimi i sotëm i kryeministrit Kurti me partitë politike, ishte inkuruajues.

“Ne kemi qenë ithtarë që Ministria e Drejtësisë të koordinohet me cdo parti politike, të ketë ndryshime të mirëfillta kushtetuese dhe të ecë përpara me procesin e vettingut”, ka thënë ai.

Ai ka përfunduar duke shpresuar që procesi i Vettingut të mos jetë i pjesshëm, të vazhdojë edhe në nivelet më të ulëta të institucioneve, jo vetëm në nivelet e larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here