Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA.
Përkundër rezultateve jo aq bindëse gjatë ndeshjeve të fundit në muajin qershor, Kosova është ngritur për një pozitë.
Nga vendi i 107-të sa Kosova renditej në klasifikimin e fundit, sot “Dardanët” gjenden në vendin e 106-të.
Në katër ndeshjet e fundit të zhvilluara gjatë muajit qershor, Kosova ka shënuar dy fitore, teksa ka pësuar edhe dy humbje, të dyja këto nga Greqia.
