18.8 C
Skopje

Kendall Jenner dhe Devin Booker ndahen pas dy vitesh lidhje

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë pas dy vitesh lidhjeje. Dyshja e famshme, të cilët u lidhën në vitin 2020, thuhet se janë ndarë prej afro dy javësh.

Lajmin e kanë konfirmuar për mediat e huaja burime pranë modeles së njohur.

“Kendall ndihet sikur janë në rrugë të ndryshme”, tha një burim, ndërsa një tjetër tha se të dy “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk janë në të njëjtën faqe”. Burimi theksoi se problemet nisën pasi u kthyen nga dasma e Kourtney Kardashian.

Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë ​​dhe kohë”, sipas burimit por shton se “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.

Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi i brendshëm pasi shpresojnë që të rikthehen.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...