20.8 C
Skopje

Egzona Rafuna e penduar për BBV-në, rrëfen momentin më të vështirë

Moderatorja e njohur nga Kosova Egzona Rafuna është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që ka qëndruar larg intervistave dhe rrjeteve sociale, pas përfundimit të formatit.

Por së fundmi ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pasi është shfaqur në disa intervitsa televizive.

Në një dalje të fundit ajo ka rrëfyer detaje të reja nga rrugëtimi i saj në formatin “Big Brother Vip.”

Moderatorja kosovare ka zbuluar se pas daljes ka qenë e penduar që ka hyrë në një format të tillë pasi ka kaluar shumë momente të vështira aty.

Ndër këto momente, Egzona veçon si më të vështirën atë të lojës së Beatrix Ramosajt, duke shprehur se e ka bërë të ndihet shumë keq.

“Ndërsa brenda shtëpisë momenti më i vështirë ka qenë misioni që ka bërë Beatrixa, ka qenë shumë i vështirë për mua, sidomos kur e kam kuptuar që në Prime nuk është dukur ashtu siç e kemi marrë ne. Ka qenë thyerja ime më e madhe të cilën nuk kam mundur ta rimarr veten edhe më tej.”– tha Egzona në një intervistë për “T7”.

E pyetur se çfarë do të bënte ndryshe, Egzona tha:

“Nuk kisha hyrë në atë fazë të lojës por edhe nëse do të kisha hyrë nuk do t’i kisha kursyer njerëzit që nuk më kanë kursyer mua. Kush i ka ndjekur e di se për kë e kam fjalë.”- referuar kështu situatave me Beatrix Ramosajn.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...