20.8 C
Skopje

Visar Zhitit i ndahet çmimi “Le Grand Prix De Poésie”

Shkrimtari i njohur shqiptar Visar Zhiti është nderuar ditën e sotme me çmimin e madh “Le Grand Prix De Poésie”

Ky është edhe çmimi më i madh i Akademisë së festivalit botëror të poezisë.

Jo vetëm kaq, por poeti shqiptar gjithashtu mori edhe medaljen “Mihai Eminescu”, për meritat e tij në veprimtarinë kulturore kombëtare dhe botërore duke u shpallur “Anëtar Nderi i Akademisë”.

Eventi është mbajtur ditën e sotmë në Craiova, të Rumanisë.

Zhiti është shkrimtar,poet, gazetar, përkthyes si dhe diplomat i mirënjohur shqiptar. Ai i ka marrë të gjitha çmimet e larta letrare që jepen në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Gjithashtu shkrimtari shqiptar ka marrë shumë çmime letrare në Itali si “Leopardo d’oro”, “Ada Negri”, “Mario Luzi”, atë të karrierës si dhe në vende të tjera. Emri i tij gjendet edhe në enciklopedi të huaja. Aktualisht Zhiti jeton në Chicago, SHBA.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...

Ganiu: UNT-ja është tempulli i vërtetë i diturisë

Universiteti “Nënë Tereza” është tempulli i vërtetë i diturisë. E studentët e këtij Universiteti janë e ardhmja jonë e ndritur, janë progresi jonë, janë...