18.8 C
Skopje

Kusari-Lila akuzon opozitën për dështim të seancës dhe mosvotim të Projektligjeve

Grupi i Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar opozitën për mospjesëmarrje në votime, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse e kanë shumicën në Kuvend, VV-së i munguar disa deputetë, duke bërë që në raste të caktuara të dështojë votimi i shumë projektligjeve.

Në një konferencë për medie të mërkurën, shefja e deputetëve
të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka ripërsëritur qëndrimin kundër projektligjit për
tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

“Sot ajo çfarë ndodhi ishte mos votimi i projektligjeve. Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi por opozita nuk ishte për votimin e projektligjeve. Mazhoranca ka treguar se nuk e përkrah tërheqjen e kursimeve pensionale. Afër 600 milionë euro do të ketë inflacion në tregun në Kosovë. Ajo çfarë opozita ka propozuar është mbështetur nga të tjerët. Sot seanca u ndërpre për mungesë të kuorumit. Nesër është caktuar seanca për rishikim të buxhetit. Pastaj do të vazhdohet me pika të mbetura. Vota jonë është kundër opozitës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, tha ajo.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...