Futbollisti serb, Nemanja Matiç po qëndron sot në një vizitë në Republikën e Kosovës.
Matiç, i cili së fundi është bërë lojtar i Romës, ndodhet në pushime nga angazhimet me klubin e ri.
Ish-futbollisti i Manchester United ka vizituar sot manastiret në Deçan dhe Graçanicë të Kosovës.
Matiq ka publikuar në Instagram dy fotografi nga vizita e tij në Kosovë.
Këtë sezon ai ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat me Manchester United, megjithatë nuk ka arritur të regjistrojë asnjë gol por ka realizuar katër asistime.