Lionel Messi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet verore në shoqërinë e mikut të tij, Cesc Fabregas, në një vilë luksoze në Ibiza.
Vila në të cilën dyshja është duke kaluar pushimet nën shoqërinë e fëmijëve dhe bashkëshorteve kushton plot 300 mijë dollarë në javë.
Ata zgjodhën “Villa de Sa Ferradura”, një rezidencë luksoze me pamje nga deti, duke përfshirë, ndër të tjera, një palestër dhe një pishinë mbi 20 metra.