18.8 C
Skopje

Pas valles me plis, futbollisti finlandez feston në lokalin e famshëm në Prishtinë


Sulmuesi i Norwich Cityt, Temmu Pukki, gjendet në Kosovë, por jo për arsye profesionale, por për ato familjare.

Kjo sepse motra e tij është martuar me një shqiptar të Kosovës, ndërsa futbollisti ka ardhur për të marrë pjesë në dasmën që është organizuar pikërisht në Kosovë.

Pukki ka vazhduar qëndrimin në vendin tonë, duke mos e ndaluar festën dhe frekuentimin e bareve të ndryshme në Prishtinë.

Mbrëmë ai ishte në lokalin “Secret Bar”, teksa ka vallëzuar me këngë tradicionale shqiptare, si dhe me atë të Unikatilit.

“Po Pukki ishte mbrëmë në lokalin tonë, ai dhuroi dhe kaloi super mbrëmjë, duke e shijuar atmosferën dhe muzikën e “Secret Bar”, deklaroi Enis Krasniqi.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...