Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka bërë thirrje për ta përkrahur Shaip Kamberin, nga të gjithë shqiptarët e Luginës që edhe njëherë të merr vend në Parlamentin e Serbisë.
Nesër Tërnoci ka zgjedhje. Vendvotimi numër 6-të do jetë kthesa e madhe e shqiptarëve të Luginës.
Ulësja e vetme e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë doemos duhet plotësuar, sepse Shaip Kamberi do të jetë zë i fuqishëm ashtu siç ka qenë deri më tani.
Andaj, ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër të drejtohen masovikisht kutisë së votimit dhe mbështetjen e tyre ta japin për “Koalicionin e shqiptarëve në Luginë” dhe Shaip Kamberin.