20.8 C
Skopje

Ata që zgjohen herët, fitojnë më shumë…

Disa studime të kryera nga Amerisleep zbulojnë se njerëzit që zgjohen në mëngjes kanë nivel produktiviteti, page dhe cilësi jete më të lartë krahasuar me ata që zgjohen vonë në mëngjes.

Amerisleep intervistoi 510 njerëz që zgjoheshin zakonisht mes orës 4:00-7:00 të mëngjesit dhe 506 njerëz që zgjoheshin mes orës 8:00-12:00, për të kuptuar se si ndikon orari i zgjimit në jetën tonë, nga humori tek paga.

Sipas studimit, njerëzit që ngriheshin nga krevati në agim, në orën 4:00 të mëngjesit, u përgjigjën se ndiheshin “shumë produktivë” në 71% të rasteve.

Krahasuar me njerëzit që flenë deri në 11:00. Ata janë njerëzit që kanë më pak gjasa të jenë produktivë, në vetëm në 36% të kohës.

Mesatarisht, ata që zgjohen në mëngjes herët fitojnë 45.725 dollarë në vit, thuajse 15 mijë dollarë më shumë krahasuar me pagën mesatare prej 30.835 dollarësh të njerëzve që zgjohen më vonë.

Njerëzit që zgjohen në intervalet 4:00-5:00 të mëngjesit arrijnë maksimumin (respektivisht 48.582 dhe 48.339 dollarë).

Ata që çohen nga krevati në mesditë fitojnë më pak, mesatarisht 22.689 dollarë.

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...