LSDM: Kemi plan për bllokadat e paralajmëruara

0
31

LSDM ka plan se si t’i kundërshtohet bllokadave të VMRO – DPMNE-së, thonë nga partia më e madhe në pushtet, pasi opozita kërkoi takim liderësh dhe paralajmëruan bllokadë të Kuvendit nëse ai nuk mbahet. Nga LSDM thonë se, nuk do të lejojnë që opozita për shkak të interesave personale dhe partiae të mbaj peng shtetin, shkruan Portalb.mk.

“Paralajmërimet e paturpshme të Mickoskit për bllokada të përforcuara është sjellja më e papërgjegjshme gjatë kohës së krizës më të mëdha ekonomike dhe energjetike pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjell zgjidhje të shpejta dhe efikase për qytetarët. LSDM, shumica parlamentare, deri më tani kanë gjetur mënyrë për tejkalim të bllokadave, ashtu do të jetë edhe tani. Kemi plan të përballemi me bllokadat dhe ndryshimet e nevojshme ligjore të miratohen në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, nga VMRO – DPMNE thonë se e zgjasin dorën në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Kërkojmë që LSDM të mbushet me mend dhe të pranojë të dakordohet datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa deri atëherë të përfshihen ekipe eksperrtësh të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve për krizat dhe probleket që rëndojnë qytetarët. LSDM duhet të tregojë virtyt dhe t’i vendosë interesat e qytarët para interesave të ngushta partiake dhe dëshirën për pushtet”, thanë nga VMRO – DPMNE.

VMRO – DPMNE i ka dhënë kohë partive të pushtetit që deri më 10 maj të pranojë propozimin e tij për takim liderësh në të cilin do të dakordohet datë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa nëse ajo nuk ndodhë, siç është paralajmëruar, do të fillojë bllokada e Kuvendit.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha se, nuk pranoj takim liderësh vetëm për datë për zgjedhje. Ai hedhi poshti idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vlerëson se opozita ka frikë nga zgjedhjet e rregullta, sepse kryetarët e tyre të zgjedhur të komunave nuk e arsyetojnë besimin e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here