Çka po ndodhë në ASH, Taravari e Sadiki nuk e bëjnë “hesap” Isen Shabanin

0
48

Kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në Komunën e Gostivarit të cilën po e “keqmenaxhon” sipas Nevzat Bejtës ditëve të fundit ka pritur në takim kreun e Komunës së Studenianit, Azem Sadiki i cili pas zgjedhjeve lokale nga PDSH-ja shkoi në Aleancë.

Taravari takimin me Sadikin dhe kabinetin e tij e ka quajtur vëllazërorë. Ajo që bie në sy është mungesa e kryetarit të Vrapishtit, Isen Shabani poashtu nga Aleanca për Shqiptarët.

Mungesa e Shabanit nënkupton se Taravari dhe Sadiki janë duke “krijuar” një rreth të ri i cili në të ardhmen do të jetë “zëri opozitar” dhe kundërshtues brenda ASH-së.

Pra, i sapoardhuri brenda ASH-së, Azem Sadiki është bërë për Taravarin më i rëndësishëm se Isen Shabani i cili fitoi mandatin e dytë në Vrapishtë me ASH-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here