Spitali në Kërçovë, takohen Dehari dhe ministri Sali

0
36
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot ka vizituar qytetin e Kërçovës me çka është takuar me kreun e komunës Fatmir Deharin dhe bashkë kanë inspektuar ndërtimin e Spitalit të ri në këtë qytet, kështu ka njoftuar ministri Sali në rrjetet sociale.
Sot isha në vizitë në Komunën e Kërçovës, ku realizova takim me kryetarin e Komunës z. Fatmir Dehari.
Diskutuam për sfidat me të cilat përballemi në kuadër të projektit për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre.
Menjëherë pas takimit, së bashku me kryetarin Dehari, e vizituam objektin e ri të spitalit të Kërçovës, ku e konstatuam gjendjen aktuale në terren.
Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në sfidat e identifikuara dhe tejkalimin e tyre në interes të përparimit të shërbimeve shëndetësore për kërçovarët.
https://www.facebook.com/photo?fbid=146162624601248&set=pcb.146163087934535

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here