Rekonstruimi i rrugës në fshatin Otishan, projekt kapital i financuar nga TAV

0
33

Nga komuna e Dibrës kanë njoftuar për rekonstruimin e rrugës në fshatin Otishan. Ky projekt mbështetet nga TAV Airports Holding-Turqi.

“Dje kanë filluar punimet për rikonstruimin e rrugës së premtuar në f. Otishan. Projekti i komunës Dibër, financiarisht mbulohet prej TAV Airports Holding nga Turqia. Projekti në fjalë është projekti më kapital deri tani në f. Otishan. Shumë shpejt do të fillojnë edhe punime të tjera në komunën e Dibrës pë sa i përket ndërtimit të rrugëve dhe objekteve të tjera infrastrukturore”, shkruajnë nga komuna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here