Osmani apel Ballistëve dhe Shvercerave: Ta ndalim urrejtjen mes vete!

0
45

Ish kreu i Ballistëve, Krenar Osmani nëpërmes një statusi në “Facebook”, është inkuadruar në debatin public mes “Shvercerave dhe Ballistëve” për ndeshjen e së dielës.

Osmani ka thënë se pas këtij shkrimi mund atë ta urrejnë shumë njerëz.

“Mund të mos e duam njëri tjetrin, të kemi rivalitet, por në asnjë mënyrë nuk guxojmë të kemi urrejte dhe hasmëri!”, shkroi fillimisht Osmani.

Ai shtoi se asnjë moskorrektësi apo padrejtësi nuk na jep të drejtën të urrehemi.

“Asnjë moskorrektësi apo padrejtësi nuk na jep të drejtën të urrehemi, të shahemi, të kanosemi ose të sulmohemi në mes vete, këto punë DËRGOJNË UJË NË MULLIRIN E HASMIT-SLLAVIT. Përçarja e shqiptarëve, e posaçërisht mbjellja e hasmërisë në mes dy qyteteve më të mëdha shqiptare në Iliridë është projekt dhjetravjeçar i sllavëve, andaj JU LUTEM DERI NË ZOT QË TA REFUZOJMË DHE TA LUFTOJMË ME TË GJITHA FORCAT KËTË PROJEKT ANTISHQIPTAR DHE ANTIFETAR!”, shtoi Osmani.

Shtoi se të përçarë jemi shumë më të dobët dhe cak i lehtë për armikun. Përfundoi shkrimin me thënijen, BASHKIMI BËN FUQI/indeks.mk/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here