Fotografi të rralla të Dua Lipës nga fëmijëria e saj

0
31

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka publikuar një fotografi në faqen e saj zyrtare në Instagram ku shihet me disa nga shoqet e saj gjatë kohës së fëmijërisë.

Kjo fotografi i erdhi si dhuratë nga shoqet e saj të fëmijërisë, të cilat ia dhuruan në prapaskenë gjatë një koncerti që ka zhvilluar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa ka publikuar fotografitë, Dua Lipa shihet duke pozuar si një modele.

“Natën e shfaqjes sime në Londër, shoqja ime më e mirë e shkollës fillore më dha një album fotografik të mbushur me fotografi që mamaja e saj kishte bërë nga ne dhe shoqet kur ishim të vogla ~ Unë kam qenë gjithmonë më e vogla në klasën tim”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Dua përndryshe është duke zhvilluar këtë turne në sajë të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”, i cili u publikua në vitin 2020 dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here