Çfarë po ndodh me Instagramin e Luana Vjollcës?

0
53

Moderatores së njohur shqiptare, Luana Vjollca si duket i është hakuar faqja e saj zyrtare Instagram.

Moderatorja ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe adresa e Instagram-it nuk është më në duart e saj përkohësisht.

Të paktën kjo dyshohet edhe nga fansat e saj, të cilët të shqetësuar kanë reaguar menjëherë.

Siç duket “hackerat” i kanë vjedhur Luanës llogarinë e Instagram-it dhe menjëherë kanë filluar me fshirjen e të gjitha fotove në profilin e saj.

Madje edhe “bio” e llogarisë nuk është më si dikur, përveç linkut dhe ndjekësve të Luanës.

Shpesh herë yjet e skenës janë më të prekurit ndaj këtij fenomeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here