Ali Ahmeti: Luan Haradinaj ia fali 24 pranverat e jetës së tij, pranverës së Kosovës

0
37
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar heroin e kombit Luan Haradinaj. Ahmeti është shprehur se 24 pranverat e jetës së tij Luani ia fali pranverës së përjetshme të Kosovës.
Më poshtë statusi i plotë:
Kur jehoi fuqishëm kushtrimi për lirinë e Kosovës, fati deshti që rrugët e veprimit kombëtar të më bashkohen me një djalosh trim, bashkëluftëtarin dhe heroin e kombit Luan Haradinaj, çiltërsinë, atdhedashurinë dhe zgjuarsinë e të cilit e mbaj gjithmonë në mendje e zemër si përkujtimi më i mirë i madhështisë së amanetit për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Kishte vetëm 20 vjet kur iu bashkua rezistencës së armatosur në zonën e Dukagjinit dhe i edukuar bashkë me vëllezërit e tij të dojë atdheun më shumë se jetën do të bëhet flamurtari i epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
24 pranverat e jetës së tij ia fali pranverës së përjetshme të Kosovës së tij!
Lavdi e përjetshme Luan Haradinajt dhe të gjithë të rënëve të lirisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here