Aktori i njohur preket nga kanceri

0
36

Aktori i “Leave It to Beaver”, Tony Dow ka treguar se është prekur nga kanceri. 77-vjeçari dhe gruaja e tij Lauren thanë se ishin të prekur për diagnozën ndërsa shtuan se ishin mirënjohës ndaj fansave që janë lutur për të, raporton TMZ.

Dow dhe bashkëshortja e tij nuk përmendën llojin e kancerit me të cilin ai është diagnostikuar. Aktori u përball me probleme shëndetësore në gusht të vitit 2021, kur qëndroi për një kohë në spital për shkak të pneumonisë.

Dow luajti rolin e Wally Cleaver në “Leave It to Beaver” në të gjitha 234 episodet e serialit nga viti 1957 deri në 1963 së bashku me Jerry Mathers, dhe yjet e ndjerë Hugh Beaumont, Barbara Billingsley dhe Ken Osmond.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here