Udhëheqësia e re e komunës së Tetovës, gjashtë muaj pa asnjë veprim konkret për qentë endacak

0
59

Ndonëse shpresat ishin te ndërtimi i qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, e njëjta për momentin dështoi pasi komuna e Bërvenicës refuzoi ndërtimin në territorin e saj. Tetova është ndër komunat ku qentë endacak janë shumë të përhapur, sidomos në qytet dhe përbëjnë rrezik për qytetarët. Kasami tha se kanë planin B për të zgjidhur këtë problem, por gjysmë viti në krye të komunës, udhëheqësia e re nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në terren për zgjidhjen e këtij problemi.

Qytetarët e Tetovës do vazhdojnë të jenë të pa sigurt në rrugë nga qentë endacak, pasi zgjidhje konkrete për këtë problem nuk ka ende.

Pas dështimit të projektit rajonal, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në mbledhjen e fundit të këshillit të komunave të Pollogut është diskutuar që të kërkohet lokacion i ri apo të vazhdojë plani paraprak i komunave që kjo çështje të zgjidhet në nivel të komunave.

Për këtë, ai tha se Komuna e Tetovës e ka planin B.

“Komuna e Tetovës veç më ka planin për të cilin jemi në realizim e sipër. Janë konsultimet finale të formës së realizimit të procedurës për përkujdesjen e qenve endacak përmes shoqatës AMOS, me të cilën paraprakisht kemi dakordim, tash shikojmë format juridike si do bëhet lidhja e kontratës”, tha Kasami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here