U kritikua pasi u dobësua për “Met Gala”, reagon trajneri i Kim Kardashian

0
43

Don-A-Matrix, trajneri personal i Kim Kardashian ka reaguar pas lajme të cilat qarkulluan nëpër rrjetet sociale. Thuhej se ikona e bukurisë humbi shtatë kilogramë brenda tre javësh në mënyrë që të mund të ishte fustanin e të ndjerës Marylin Monroe.

Matrix tha se 41 – vjeçarja humbi kilogramët në mënyrë të shëndetshme.

“Unë mendoj se një nga keqkuptimet është – ajo punon shumë. Unë isha atje gjatë procesit dhe nuk ishte se ajo mbeti e uritur për të arritur këtë”, tha Don-A-Matrix për TMZ .

“Ajo ka qenë në një dietë të vërtetë të ekuilibruar dhe nganjëherë nuk hante aq shumë, por më pas gjëja e dytë ishte që ajo shkoi në palestër dhe punoi”, tha ai.

Don-A-Matrix, i cili gjithashtu ka punuar me Khloe Kardashian gjatë viteve, pohoi se themeluesja e “Skims” ishte “ndonjëherë ushtonte dy herë në ditë”.

“Është e mundur të humbësh 20 pounds (nëntë kilogramë) në një mënyrë të shëndetshme”, shtoi ai, duke mos dhënë një afat kohor specifik.

Në eventin e “Met Gala” vëmendjen e mori  fustani i saj, me vlerë 5 milionë dollarë, i cili është veshur nga Marilyn Monroe në vitin 1962 për t’i uruar ditëlindjen presidentit John F. Kennedy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here