Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë sot protesojnë

0
35

“Ju njoftojmë se me rastin e grevës që po zhvillohet në Drejtorinë e Librave Amë të organizuar nga Sindikata e Pavarur e administratës nesër me datë 05.05.2022, të punësuarit do të mbajë protestë nga ora 15.00 deri në ora 17.00 përballë Ministrisë së Drejtësisë ku do të bllokohen rrugët.

Në orën 16.00 para Ministrisë së Drejtësisë do të mbajmë një konferencë për media ku do të përcjellim kërkesat tona për të cilat do të jemi të nderuar nëse jeni të pranishëm dhe e pasqyroni fjalimin tonë në media”, thuhet në deklaratën.

Në Drejtorinë e Librave Amë që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë janë rreth 500 punonjës në vend. Çertifikatat e lindjes, vdekjes dhe martesës nuk jepen tash e pesë ditë dhe bëhet fjalë vetëm për raste urgjente. Ata ankohen se disa nga punonjësit marrin pagë nën minimalen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here