Tahiri: Në seancën e sotme formohen Komisionet Hetimore, kjo është fitore e opozitës

0
47

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se partitë politike kanë rënë dakord që të formohen dy Komisione Hetimore lidhur me hetimet për energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Ky dakordim është marrë në takimin e shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca.

Njëri komision do të jetë sipas kërkesës së opozitës, për hetimin e menaxhimit të krizës në muajt e fundit, ndërsa tjetri me kërkesë të pushtetit, për çështjen e energjisë që nga viti 2006.

Sipas Tahirit, komisionet nuk interferojnë me njëra-tjetrën dhe agjendën e kanë të ndryshme.

“Dua ta falënderoj Konjufcën për korrektësinë për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e këtij komisioni. Kjo punë është dashur të ndodhë shumë më herët dhe të mos vijë deri këtu. Kjo është një e drejtë që na e garanton Kushtetuta. Kërkesat tona janë vetëm me një komision parlamentar”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se asgjë nuk do të ndryshojë prej asaj që opozita e ka propozuar.

Ai ka thënë se këto dy Komisione do të formohen në seancën e sotme.

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë në ora 15:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here