Nga është Xhevdet Hajredini, nga interesi shoqëror apo “nga arusha”?!

0
41

Disa shqiptarë nuk i kupton, përveç se me atë logjikën e atij skeçit të famshëm të “Mister X-it”, kur I drejtohet bashkëbiseduesit të tij: “Çka po ma çon arushën mbrapa, ti a ka arusha je, a ka unë!?”

Po e përmendim skeçin, sepse vërtet, me dashje a pa dashje, me vetëdije ose pa të, vërtet bëhen gaz i botës.

Kështu dhe ish-ministri i dikurshëm i Financave në vitet 90-të, Xhevdet Hajredini, i akomoduar në pozitën e relaksuar të penzionerit dhe të analistit politik, si duket nuk e ka të qartë në është në anën e interesit shoqëror, apo “me arushën?” . Shumë aktiv në rrjetet sociale, ku fitohet përshtypja se as gjumë nuk bën rehat nëse ndonjë ditë nuk e përmend BDI-në ose Ali Ahmetin. E ka si ushqim shpirtëror.

Falë këtij “aktivizmi”, aty këtu dhe e thërrasin nëpër emisione ku mban nasihat. Bie fjala, binte në sy një lloj simpatie për LSDM-në, por një antipatie e çuditshme për BDI-në që ishte në koalicion me të. Sikur të ishte portparol i të parës. Tash duket të ketë ndryshuar, shan edhe Zaevin(dikush thotë se këtë e bën për shkak të Brankos që dikur e kishte shef), por vazhdon ta shajë edhe BDI-në. Ama, duke i ditur qëndrimet e tij, askush nuk ka pritur që të bëhet një ditë avokat i VMRO-DPMNE-së, e ai pikërisht këtë e bëri.

Dhe paramendoni, arsyeton bllokadën e paralajmëruar të parlamentit nga ana e VMRO-DPMNE-së, sepse këtë nuk e ka shpikur ajo, po BDI-ja. Në TV Shenja ai përkujtoi veprimet e dikurshme të Talat Xhaferit, kur me poezi e heshtje pengonte sjelljen e ligjit për “branitellat”.

“Nga BDI-ja kundërshtojnë dhe reagojnë ashpër ndaj paralajmërimeve për shfrytëzimin e filibistering-ut duke u gjendur në situatë mjaft interesante, sepse opozita zbaton metoda të cilat dikur ata i kanë shfrytëzuar”.

Bravo, z.Hajredini, Mickovski nuk e di këtë, ka nevojë që ju t’ia përkujtoni! Po ti avokat i kujt je, vërtet?! Ju duhet të dini se Talat Xhaferi pengoi një projekt ligjor i cili nuk kishte qëllime të mira, kurse cilat janë qëllimet e VMRO-së? Janë reformat, eurointegrimi, përballja me krizën ekonomike, pandemia…apo çka? A ka Maqedonia luksin në këto kohë të vështira të bëjë zgjedhje të parakohshme? Çka do të sjellë të re VMRO-ja, diçka të re që prej saj nuk e kemi parë?

Apo, z.ish-ministri i Brankos, edhe avokat i VMRO-së do të bëhet, vetëm që kjo të jetë kundër BDI-së?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here