LSDM: Gruevski urdhëron, Mickoski punon për interesa të huaja

0
36

Në një komunikatë me shkrim partia në pushtet LSDM akuzon kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se po punon për interesa të huaja. Sipas tyre Mickoski po punon nën urdhërat e Nikolla Gruevskit.

Gjatë luftës më të madhe ekonomike dhe energjetike, Hristijan Mickoski në vend që të ofrojë konstruktivitet, paralajmëron bllokada të reja të përforcuara.

Është e qartë se Mickoski vepron me urdhëra të shefit të tij në Budapest, pasi është e qartë se kjo sjellje destruktive është intensifikuar dhjetë ditë pas shpalljes së Listës së Zezë të SHBA-së në të cilën ishte edhe Nikolla Gruevski
U konfirmua se seanca e mbrëmshme e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së është farsa më e zakonshme, Gruevski urdhëron , ndërsa Mickoski me bashkëpunëtorët e tij punojnë për interesa të huaja, thueht në komunikatën me shkrim të LSDM-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here