Kurti dikur u thoshte nënave gjakovare se do ta kushtëzojë dialogun me të pagjeturit, mbrëmë darkoi me Vuçiqin

0
51


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani ku ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, por gjithashtu, përveç vizitës zyrtare, ai ka darkuar joformalisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Por, krejtësisht ndryshe kishte thënë Kurti sa ishte në opozitë, shkruan lajmi.net.

Ai gjatë fushatës zgjedhore përpara se të formohej qeveria Kurti I, kishte vizituar nënat gjakovare të cilave u kishte thënë se është i bindur që dialogu duhet të kushtëzohet me të pagjeturit.

“Përkrahja e qeverisë së Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të jetë shumë më e madhe se çfarëdo mbështetje që kemi bërë në të kaluarën sepse mundësitë do të jenë shumë më të mëdha. Deri më tash, dialogu është zhvilluar sipas kushteve të Serbisë, është diskutuar ajo çka i ka interesuar Serbisë, është diskutuar ajo çka i ka konvenuar Serbisë, ne jemi të bindur që ajo do të duhej të kushtëzohej me këtë çështje, sepse duhet të bëhet hulumtimi i hollësishëm në Serbi së çka ndodhi e kur ndodhi me më të dashurit tuaj e tonët.“, kishte thënë aso kohe Kurti. 

Por, krejtësisht ndryshe po vepron Kurti si kryeministër. Ai përveç se është takuar 2 herë si kryeministër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ai mbrëmë ka zhvilluar me të një darkë jo-formale në prezencë të emisarit të BE-së, Lajçak. /Lajmi.net/ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here