Hapja e zyrave për bashkëpunim me diasporën në komuna, ministri Çupi dërgon propozim Memorandumin

0
46

Ministri i angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi sot ka bërë të ditur se tashmë ka dërguar propozim memorandumin për hapjen e zyrave për bashkëpunim me diasporën nëpër komunat e gjithë vendit.

Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët tanë që jetojnë në diasporë, ka theksuar kështu ministri Çupi.

Sot ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë në diasporë.

Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit.

Andaj, shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel te pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diasporës sonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here