Ganiu: Stadiumin e Çairit po e bëjmë gati për ndeshjet evropiane

0
58
FC Shkupi u shpall kampion në LPFMV dhe tani bëhet gati për garat evropiane. Kryetari i Çairit dhe drejtori sportiv i klubit, Omer Bunjaku kanë inspektuar punimet në stadiumin e Çairit pas vizitës që ju bë nga ana e delegacionit të UEFA-s.
“Sot bashkë me drejtorin sportiv të Klubit tonë të zemrës FC Shkupi, Omer Bunjaku inspektuam punimet që po realizohen nga ekipet Komunale të Çairit për rregullimin e shtigjeve përreth Stadiumit të Çairit. Këto punime i filluam menjëherë pas vizitës së delegacionit të UEFA-së dhe kërkesave të përfaqësuesve të saj për plotësimin e kushteve të caktuara për zhvillimin e ndeshjeve evropiane në Stadiumin e Çairit. Dua të ritheksojë se gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë klubin tonë të zemrës FC Shkupi për të vazhduar rrugën e sukseseve edhe më të mëdha në ndeshjet e ardhshme të kampionatit evropian”, ka shkruar Ganiu në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here