FC Shkupi kampion, Grubi: Të festojmë bashkë, ejani të gjithë

0
71

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, njëherit edhe ministër në Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënieje ndërmjet bashkësive, nëpërmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se me 15 maj do të organizohet festë e madhe në sheshin “Skenderbe” për nder të F.C. Shkupit i cili po të njëjtën ditë ngre titullin e kampionit në Çair.

“Festë e madhe për të gjithë më 15 maj në sheshin Skënderbe në Shkup. Të festojmë bashkë, ejani të gjithë ”, ka shkruar Grubi.

Postimit të tij, Grubi i ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihet se festës do ti bashkëngjitet edhe këngëtari nga Kosova, Ledri Vula.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here